Zyrtarizohet Këshilli i Pacientëve në Komunën e Mitrovicës

MitrovicëPostuar: 17:15 / 25.10.2023

Drejtori për Shëndetësi, Fahri Shabani, falënderoi Komisionin për Përzgjedhjen e  Këshillit te Pacientëve për punën e suksesshme të kryer me përkushtim dhe profesionalizëm gjatë të gjitha fazave procedurale të përzgjedhjes së anëtarëve të Asamblesë, Kryesisë dhe Kryetarit të Këshillit te Pacienteve, kurse kryetarit dhe anëtarëve të kryesisë iu urojë punë të mbarë dhe të suksesshme si dhe iu ofrojë bashkëpunimin e plotë të Drejtorisë për Shëndetësi dhe QKMF-së.

Mitrovica është komuna e tretë në Kosovë që ka themeluar Këshillin e Pacientëve. Kjo është realizuar falë bashkëpunimit të mirë në mes të Drejtorisë për Shëndetësi të Komunës së Mitrovicës me dy organizatat partnere : AQH-në dhe PRAK-un.

Ruzhdi Rexha, drejtor ekzekutiv i Shoqatës për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve ( PRAK) u shpreh se është i lumtur për themelimin e Këshillit të Pacientëve edhe në Komunën e Mitrovicës dhe falënderoi Drejtorinë për Shëndetësi për bashkëpunimin e deri tanishëm dhe ofroi mbështetje edhe në të ardhmen me qëllim të funksionimit të mirë të Këshillit te Pacientëve.

Kryesia e Këshillit të Pacientëve të Komunës së Mitrovicës ka këtë përbërje: Hamdi Shyti, kryetar; Anita Sadiku, sekretare; Gani Bislimi anëtar, Sabrije Selimi anëtare dhe Blerina Sahiti Ademi anëtare.

Hamdi Shyti, kryetar i Këshillit te Pacienteve, u zotua qe se bashku me Kryesinë dhe Asamblenë e Këshillit te Pacientëve do të punojnë me qëllim te evitimit dhe evidentimit të të gjitha sfidave me të cilat përballen pacientët, gjatë marrjes së shërbimeve shëndetësore në Kujdesin Parësor Shëndetësor të Komunës së Mitrovicës.

Me tutje theksoi se do të jemi zë i kërkesave të pacientëve dhe në bashkëpunim me Drejtorinë për Shëndetësi dhe Qendrën Kryesore e Mjekësisë Familjare, do të punojnë për ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.