Artana nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Institutin për Studime Politike
NovobërdëPostuar: 21:34 / 06.12.2015
Zëvendës Kryetari i Komunës së Novobërdës Sinisha Dimiq dhe përfaqësuesit e institutit të Prishtinës për studime Politike, sot nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit i cili duhet të konfirmoj partneritetin në implementimin e projektit Rritja e kapaciteteve të qeverisjes lokale dhe rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëveQëllimi i këtij memorandumi është që të rritet cilësia e menaxhimit në komunë përmes ngritjes së kapaciteteve të zyrtarëve komunal dhe përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet qytetarëve dhe udhëheqjes lokale, si dhe rritja e pjesëmarrjes së tyre në iniciativat e përbashkëta në përgjithësi për të mirën e të gjithëve.
Në periudhën e ardhshme në kuadër të projektit - Rritja e kapaciteteve të qeverisjes lokale dhe rritjen e pjesemarrjes së qytetarëve do të implementohen disa aktivitete kryesore si trajnime për forcimin e kapaciteteve, Iniciativa për grande, përkrahja teknike, iniciativa për grande etj. /rajonipress/