Punësohen disa persona në Novobërdë

NovobërdëPostuar: 22:29 / 29.03.2017

Integrimi social i komuniteteve është një nga standardet që Kosova po mundohet të përmbushë në rrugën e saj drejt Integrimit evropian.

Edhe pse në këtë fushë për shkak të rrethanave të njohura, vështirësitë nuk janë të pakta, por duket se në këtë aspekt Instituti Cilësor për Hulumtime Analiza dhe Trajnime, e ka gjetur mënyrën më të mirë që t’i kontribuojë mirëqenies së përgjithshme dhe përmbushjen e këtij standardi të vendit tonë.

Kjo organizatë ka marrë iniciativë që të gjejë një objektivë të përbashkët të komunitetit shqiptar dhe serb që jetojnë në komunën e Artanës.

Në këtë mënyrë iCHAT ka bërë fillimisht hulumtim në terren lidhur me mundësitë se si të gjejë një alternativë për bashkëpunim mes komuniteteve që jetojnë aty. Gjatë kësaj analize iCHAT-i ka kuptuar se Artana duke qenë në pozitë të përshtatshme gjeografike ofronte kushte të mira për zhvillimin e bujqësisë dhe banorët e saj kishin mjaft mbetje bimore të cilat përfundonin të djegura duke mos pasur mundësi të përdoreshin por vetëm të shkaktonin ndotjen e ambientit.

Bazuar në këtë komponent iCHAT-i ka dizajnuar një projekt për shfrytëzimin e këtyre mbetjeve dhe për të përmirësuar ambientin, dhe në kuadër të këtij projekti në bashkëpunim me IOM (International Organization for Migration) dhe Komunën e Artanës ka themeluar Ndërmarrjen Shoqërore QRA-Qendra për Ruajtjen e Ambientit e cila bën prodhimin e briketit, dhe iu mundësoi që të dy komunitetet të punësoheshin aty dhe të zhvillonin veprimtari të përbashkët. Në këtë mënyrë është arritur të bëhej integrimi i komunitetit serb në shoqërinë kosovare dhe tani kjo ndërmarrje funksionon si pikë e rëndësishme e cila i sjell përfitime mjaft të mëdha komunës dhe komunitetit që jetojnë aty.

Kjo ndërmarrje ka të punësuar disa punëtorë prej të cilëve të punësuar janë të komunitetit shqiptarë dhe serbë. Ata bashkërisht zhvillojnë veprimtarinë e tyre prodhimin e briketit , dhe furnizojnë institucione të ndryshme.