89 fermerë nga komuna e Obiliqit përfituan multikultivatorë

ObilicPostuar: 13:41 / 12.12.2023

Nga kjo thirrje, përfitues janë 89 fermerë të Komunës së Obiliqit dhe është realizuar në bashkëpunim me organizatën Islamic Relief Kosova.

Kryetari Gashi, në fjalën e tij, ka uruar fermerët përfitues duke theksuar se: “përkrahja e jonë po vazhdon në fuqizimin e bujqësisë si degë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik, prandaj uroj që këta motokultivatorë, t'i ndihmojnë në kryerjen e punëve të përditshme në bujqësi dhe kultivimin sa më të madh të produkteve vendore!”