Është mbajtur seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Obiliqit
Mbledhjen e hapi Kryesuesja e Kuvendit, Vlora Mjekiqi Kabashi, e cila shpalosi rendin e ditës.
Për këtë mbledhje është propozuar ky:
REND DITE
1.Shqyrtimi i kërkesës lidhur me shpronësimin e pronave të pronarëve fizik (banorëve nga fshati Siboc, konkretisht lagjet Mexhuani dhe Kongjeli) nga KEK-u dhe Qeveria.
Në këtë takim ishin të pranishëm përfaqësuesit e dy lagjeve Mexhuani dhe Kongjeli.
Gjatë kësaj seance të jashtëzakonshme është formuar një komision për të trajtuar kërkesat e qytetarëve, rreth shpronësimit të pronarëve fizik, në fshatin Siboc nga KEK-u dhe Qeveria.
Komisioni përbehet nga:
Jeton Mjekiqi, Xhelal Krasniqi dhe Sami Ahmeti, Kryetari i fshatit, Afrim Mexhani dhe Zyrtari Ligjor nga Komuna e Obiliqit, Berat Mehmeti.
Ky komision do të punoj me qytetarët dhe kërkesat do të adresohen në Qeveri dhe Ministritë Financave dhe Kek-ut.
Kryetari Gashi, ka shprehur shqetësimin e tij, lidhur me shpronësimin e lagjeve Kongjeli dhe Mexhuani, duke bërë thirrje për unitet të përbashkët, qytetarët në këto momente kanë nevojë për ndihmë dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për mbështetje të qytetarëve.