Filloi punëtoria tre ditore rreth finalizimit të draft dokumentit të HZK-së 2023-2031 në Komunën e Obiliqit
ObilicPostuar: 11:30 / 16.11.2023
Drejtori i Drejtorisë së DPUKP-së, Arben Berisha në koordinim me kompaninë konsulente "INSI" paraqitën para të pranishmeve ecurinë dhe zhvillimin e procedurave deri te finalizimi i këtij dokumenti i cili është jetik në aspektin e planifikimit hapësinor. Kjo punëtori do të zhvillojë punimet edhe për dy ditë tjera ku në fund të takimeve do të nxirren përfundime se si të vazhdohet tutje deri në finalizim të këtij dokumenti.
Këtë punëtori nga afër është duke e përcjellur edhe Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, i cili falënderoi drejtorinë e DPUKP-së, Komisionin komunal, kompaninë konsulente "INSI" dhe Ministritë e Linjave, për punën dhe angazhimin gjatë hartimit të Hartave Zonale.