Inicohet themelimi i Këshillit Publiko – Privat me bizneset e komunës së Obiliqit
Qëllimi i këtij takimi, ishte diskutimi mbi sfidat dhe çështjet e ndërlidhura me menaxhimin, dhënien dhe këmbimin e pronës komunale, partneritetin publiko-privat dhe mbështetjen e bizneseve.
Ky ishte takimi i parë, në kuadër të themelimit të Këshillit Publik-Privat, një mekanizëm konsultativ jo-formal dhe këshillëdhënës ku bizneset kanë pasur mundësi të ndajnë përvojat e tyre, dhe se ky mekanizëm do të lehtësoj konsultimet mes kabinetit të kryetarit Gashi, dhe sektorit privat me qëllimin kryesor për të përmirësuar kornizën ligjore në fushën e së drejtës së pronës për të nxitur investimet në komunën e Obiliqit, gjithashtu ky këshill do të lehtësojë dialogun dhe konsultimin për rregulloret komunale të cilat ndikojnë në të bërit biznes, buxhetin komunal, planin e prokurimit, dokumentet strategjike komunale dhe dokumente e çështje të tjera që propozohen nga bizneset.