Komuna e Obiliqit hap konkursin për ndarjen e bursave studentore

ObilicPostuar: 15:07 / 10.10.2023

Fletëkërkesat e aplikimit mund ti merrni në zyrën pritëse në objektin e Komunës, dhe të njëjtën mund ta gjeni në  ueb-faqen e Komunës:
https://kk.rks-gov.net/.../Konkursi-per-bursa-te...

Po, ashtu aplikimi në këtë konkurs mund të bëhet edhe online në platformën e aplikimeve online, pa pasur nevojë të vizitoni zyrat tona ose të pritni në radhë. Ky proces i ri online është shumë i thjeshtë:

1.Hyni në platformën tonë të re në www.obiliqionline.net
2.Krijo një llogari të re ose kyçuni nëse keni një llogari ekzistuese.
3.Zgjidhni shërbimin që dëshironi të aplikoni për nga lista e disponueshme.
4.Plotësoni formularin e aplikimit dhe ngarkoni dokumentacionin e nevojshëm( dokumentet duhet të jenë në PDF).
5.Merrni konfirmimin dhe ndiqni statusin e aplikimit tuaj nga llogaria juaj në platformë.

Komuna e Obiliqit inkurajon të gjithë studentët e komunës së Obiliqit të aplikojnë në shpalljen për bursa për vitin 2023-2024.