Komuna e Obiliqit nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me SH.E.K "Qëndresa Kosovare"

ObilicPostuar: 18:02 / 10.11.2023

Përmes këtij Memorandumi, Shoqata "Qëndresa Kosovare" do bashkëfinancoj në vlerë 390 mijë euro, ndërsa Komuna me 110 mijë euro, vlera totale e projektit kap shifrën prej 500 mijë euro.

Kryetari Gashi, falënderoj, z.Cakaj për bashkëpunimin në realizimin e projektit kaq të rëndësishëm, mirënjohës dhe falënderues donatorëve  nga shteti i Katarit, familjes Al-Khaja.

“Përkushtimi ynë në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore shëndetësore është prioritet dhe se angazhimin ynë është pandalshëm” është shprehu kryetari Gashi.