Komuna e Obiliqit pranon një automjet nga Ministria e Shëndetësisë të dedikuar për QKMF-në e kësaj komune
ObilicPostuar: 19:49 / 08.11.2023
Ky automjet do të shfrytëzohet për nevoja dhe aktivitete të shërbimeve shëndetësore si për vaksinim, për vizita në shtëpi, nëna dhe fëmijë, paliacioni dhe shërbime tjera sipas nevojës.
Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ka falënderuar Ministrin e Shëndetësisë për bashkëpunimin dhe përkrahjen.