Komuna e Obiliqit renditet komuna e dytë në nivel vendi për transparencë e llogaridhënie në shërbim të qytetarëve
ObilicPostuar: 16:33 / 09.02.2024
Sipas rezultateve të këtyre vlerësimeve për vitin 2022, Komuna e Obiliqit renditet komuna e dytë (2) në nivel vendi për transparencë e llogaridhënie në shërbim të qytetarëve.
Kryetari Gashi, me këtë rast ka shprehur falënderimin e tij për Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, donatorët e Grantit të Performancës, ekzekutivin, koordinatorin, zyrtarët komunal dhe qytetarët e Obiliqit për bashkëpunimin e vazhdueshëm në përmirësimin e kushteve dhe standardeve të jetesës!