Komuna e Obiliqit shënon 16 vjetorin e Pavarësisë
Për të vazhduar me Seancën Solemne të Kuvend Komunal të Obiliqit, e cila u hap nga Kryesuesja e Kuvendit, Vlora Mjekiqi Kabashi, me një fjalë për nder të Pavarësisë.
Nënkryetari i Komunës, Ibush Mjekiqi, në fjalën e tij para të pranishmëve vlerësoi lart kontributin ndër breza për liri e pavarësi: “sot me respekt të madh nderojmë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kujtojmë dhe respektojmë sakrificën e dëshmorëve, martirëve dhe të gjitha viktimave të luftës çlirimtare. Kujtojmë lëvizjet ilegale, studentore, idealistet që ja përkushtuan jetën çështjes së atdheut, punën e presidentit Rugova, heroizmin e pashoq të komandantit legjendar Adem Jashari, e shumë heronjve tjerë që e vulosën pavarësinë e Kosovës..“
Pas seancës, me homazhe pranë Pllakës Përkujtimore të Dëshmorëve të Kombit , nderuan veprën dhe sakrificën e heronjve për lirinë dhe pavarësinë që e gëzojmë sot.
Urime 16 vjetori i Pavarësisë së Kosovës!
Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për liri!
Lavdi Dëshmorëve të Kombit!
Lavdi Komandantit Legjendar Adem Jashari!