Komuna e Obiliqit shënon festën e 28 Nëntorit

ObilicPostuar: 16:36 / 28.11.2023

Kryetari Gashi është shprehur se:"28 Nëntori- është datë e krijuar nga Zoti për shqiptarët, sepse ngërthen në vete ngjarje historike për kombin shqiptar- shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, dalja në publik e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ditëlindja e Komandantit Legjendar Adem Jashari!

Nga Prekazi historik, Gëzuar festa e 28 Nëntorit! Një falënderim për Klubin aerounatik "Shqiponjat e Kastriotit" që e bën më madhështore këtë festë!

Lavdi e përjetshme të rënëve për liri!
Lavdi jetës dhe veprës së Komandantit legjendar Adem Jashari!”