Kryeqyteti ofron mamografi falas për gratë e Obiliqit
ObilicPostuar: 19:35 / 04.10.2023
Në kuadër të bashkëpunimit të mirëfilltë mes dy komunave, kanë arritur marrëveshjen që gjatë muajit tetor- muajit rozë i dedikuar për ndërgjegjësim, luftim dhe parandalimin e kancerit të gjirit, do ofrohet mamografi falas për gratë e Komunës së Obiliqit, në Qendrat Mjekësore në Prishtinë.
Duke lehtësuar qasjen në shërbimet e mamografisë, gratë e Komunës së Obiliqit, do të gëzojnë qasje pa asnjë kompensim në këtë shërbim për të adresuar një çështje kaq të rëndësishme për shëndetin, prandaj inkurajoheni që të shfrytëzoni ketë mundësi dhe të kujdeseni për shëndetin tuaj!
Terminet mund të caktohen përmes këtij numri: 038-221-924