Kryetari Gashi ka pritur në takim zv.Ministrin e Mbrojtjes, Shemsi Syla

ObilicPostuar: 16:47 / 08.02.2024

Gjatë këtij takimi, janë trajtuar sfidat e qeverisjes lokale në menaxhimin e fatkeqësive, situatat me vërshimet dhe mjeteve reaguese në situatat emergjente, si temë diskutimi ishte edhe dokumentet bazike si: vlerësimi i rreziqeve, plani operativ emergjent lokal, plani i ushtrimeve dhe trajnimeve, themelimi dhe ngritja e njësive reaguese dhe atyre vullnetare mbështetëse, duke theksuar këtu rastin e shpërthimit të ndodhur në KEK, në vitin 2014.

Kryetari Gashi, ka falënderuar zv.Ministrin e Mbrojtjes Syla dhe ekipen nga MM-ja, për angazhimin dhe bashkëpunimin në ngritjen e gatishmërisë emergjente në menaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera në mënyrë që gjithmonë të jenë në nivelin e duhur të reagimit në shërbim të qytetarëve!