Kryetari Gashi mirëpriti në takim Gjeneral Brigade nga Forca e NATO-s, Jozef Szpisjak dhe Gjeneral Brigade Federico Bernacca
ObilicPostuar: 14:13 / 08.11.2023
Nga ky takim, kryetari Gashi, i njoftoi për zhvillimin e projekteve në tërë territorin e Komunës së Obiliqit, si një komunë multietnike projektet zhvillohen në formë të barabartë dhe të pranueshme për të gjithë. Nga ana e tyre gjendja e sigurisë u vlerësua e qetë në nivel vendi.
Kryetari Gashi, falënderoi, Gjeneralin Szpisjak për kontributin në ruajtjen e sigurisë në tërë vendin, si dhe i uroi mirëseardhje në misionin e ri Gjeneralit Bernacca. Në shenjë respekti ndau mirënjohje për Gjeneralin Szpisjak si dhe pranoi dhuratë të veçantë nga ana e tyre.
Misioni i KFOR-it dhe NATO-s, për Kosovën është i shenjtë dhe shtëpia e jonë është shtëpia e tyre! Përherë mirënjohës e falënderues!