Kryetari Gashi nderoi jetën dhe veprën e Heronjve të Kombit, Fahri Fazliu e Afrim Zhitia
ObilicPostuar: 15:52 / 02.11.2023
Kryetari Gashi, ka vlerësuar lartë kontributin e heronjve të Kombit, duke u shprehur se: “Fahriu dhe Afrimi, dy kolosë të lëvizjes patriotike, mbetën përherë uragan të bashkimit të Kombit, duke dhënë mesazh të qartë se Kosova kurrë nuk pajtohet me robërinë, prandaj liria dhe çlirimi i atdheut tonë të shtrenjtë u bë realitet me sakrificën e qindra dëshmorëve që për frymëzim kishin Fahriun, Afrimin e shumë dëshmorë të tjerë”.
Heronjtë nuk kanë plakje e as vdekje, ata kanë vetëm pavdekësi!
Lavdi Heronjve të Kombit, Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia!
Lavdi e përjetshme të rënëve për liri!