Kryetari Gashi nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me zv.Ministrin e MMPHI-së, Hysen Durmishi
ObilicPostuar: 14:39 / 07.02.2024
Projektet për të cilat është nënshkruar ky memorandum janë:
1.Ndërtimi i rrugës dhe kanalizimit fekal në rrugën "Avni Rrustemi", Obiliq, në vlerë prej 233,500.00€, ndarjet buxhetore për vitin 2024 janë 133,500.00€, ndërsa për vitin 2025 mjetet buxhetore të parashikuara janë 100,000.00€ dhe 2. Rikonstruimi i rrugës Dardhishtë - Fushë Kosovë, Obiliq, në vlerë prej 466,500.00€, ndarjet buxhetore për vitin 2024 janë 200,000.00€, ndërsa për vitin 2025 mjetet buxhetore të parashikuara janë 266,500.00€
Kryetari Gashi, ka falënderuar Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, për bashkëpunimin në realizimin e projekteve në shërbim të komunitetit!