Kryetari Gashi priti në takim Kryeshefin ekzekutiv të Infrakosi-t, Naser Krasniqi
ObilicPostuar: 18:32 / 27.09.2023
Kryetari Gashi në këtë takim e njoftoi kryeshefin Krasniqi për planifikimin e projekteve në Komunën e Obiliqit, me theks të veçantë projektin e koogjenerimit, projektin e hekurudhës dhe zhvillimin e bizneseve në Zonën Industriale.
Në këtë takim, diskutuan për mundësin e rivitalizimit të pjesëve të hekurudhës në Obiliq, për krijimin e hapësirave të gjelbërta si dhe ndërtimin e një parku në zonën afër hekurudhës.
Kryetari Gashi, falënderoi Kryeshefin Krasniqi, për vizitën dhe për koordinim në bashkëpunim e vazhdueshëm!