Kryetari Gashi priti në takim njësinë ushtarake të KFOR-it LMT K9 zviceran
ObilicPostuar: 14:16 / 29.08.2023
Kryetari Gashi i njoftoi për zhvillimin e projekteve në komunën e Obiliqit në të gjitha sferat, në veçanti për projektin e koogjenerimit-ngrohjes qendrore dhe vazhdimin e sheshit të qytetit.
Në këtë takim, përfaqësuesit e KFOR-it zviceran, vlerësuan lartë ndryshimin pozitiv që po bëhet në Komunën e Obiliqit, po ashtu lehtësimin e shërbimeve administrative me Obiliqi-online dhe E-kioska.
Kryetari Gashi, në fund të takimit, falënderoi KFOR-in zviceran për bashkëpunimin në ruajtjen dhe monitorimin e sigurisë për qytetarët!