Kryetari Gashi priti në takim përfaqësues nga Infrakosi
ObilicPostuar: 13:41 / 07.09.2023
Gjatë këtij takimi diskutuan për zhvillimin e punimeve në rivitalizimin e hekurudhës në Obiliq si dhe u njoftuan lidhur me projektin e ndërtimit të nënkalimeve, të cilat do të krijojnë lehtësira për lëvizjen e qytetarëve.
Kryetari Gashi, me këtë rast, kërkoi mirëkuptim nga qytetarët e Komunës së Obiliqit, për zhurmat apo vështirësitë gjatë qarkullimit në trafik gjatë realizimeve të punimeve në hekurudhë, por të gjitha këto dëme do të sanohen dhe se krijimi i linjës së hekurudhës ka rëndësi për zhvillimin ekonomik.
Kryetari Gashi, falënderoi përfaqësuesit nga Infrakosi, dhe bashkë u dakorduan për koordinim të vazhdueshëm.