Kryetari Gashi priti në takim përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe
ObilicPostuar: 14:31 / 31.08.2023
Kryetari Gashi, i njoftoi nga afër për investimet kapitale dhe projektet që po realizohen në Komunën e Obiliqit si dhe biseduan rreth mundësisë së investimeve të huaja me theks të veçantë ato britanike.
Kryetari Gashi është shprehur se: “si institucion mirëpresim investimet e jashtme si mundësi shumë e madhe për fuqizim të mirëqenies socio-ekonomike!”
Në fund të takimit, kryetari Gashi, falënderoi për vizitën si dhe theksoi se “jemi mirënjohës ndaj Qeverisë Britaneze dhe popullit të saj, për kontributin e dhënë në të gjitha etapat për shtetin e Kosovës.”