Kryetari Gashi priti në takim zv.Kryeshefin ekzekutiv të KEK-ut, Përparim Kabashi
Gjatë këtij takimi, diskutuan për tema me interes të përbashkët për të dy palët, obligimet e KEK-ut ndaj Komunës së Obiliqit bazuar në ligjin për Obiliqin dhe konform ligjeve në fuqi po ashtu kërkesat e komunës së Obiliqit të adresuara në vazhdimësi; për projektin e punëtorisë në Shkollën Teknike profesionale për drejtimet elektro dhe makineri, për rripin e sigurisë në fshatin Dardhishtë, projektin e Brezit të Gjelbërt dhe procesin e shpronësimit të fshatit Hade dhe zgjidhja e problemit të trasesë së rrugës, trajtim urgjent ( rruga: Palaj - Lajthishtë - Siboc - Shipitullë- Graboc), si dhe tema të tjera me interes në shërbim të komunitetit.
Në fund të takimit, kryetari Gashi, falënderoi z.Kabashin për vizitën, dhe bashkë u dakorduan për vazhdimësinë e bashkëpunimit në realizimin e projekteve në të mirë të qytetarëve të Obiliqit!