Mbahet dëgjimi buxhetor për ”Planifikimin e buxhetit për vitin 2024 dhe parashikimet për vitet 2025-2026 në Obiliq

ObilicPostuar: 15:53 / 15.09.2023

I pranishëm në këtë debat publik ishte, Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Ibush Mjekiqi, Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Vlora Mjekiqi Kabashi, drejtorë të komunës, asambleistë, zyrtarë komunal, qytetarë dhe përfaqësues OJQ-ve.

Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Ibush Mjekiqi, para të pranishmëve prezentoi “Planifikimin e buxhetit për vitin 2024 dhe parashikimet për vitet 2025-2026”

Qëllimi i mbajtjes së dëgjimeve buxhetore është që të shpalosin para qytetarëve procedurën e shpërndarjes së parasë publike, ndërsa nga qytetarët të marrin kërkesat e tyre për projektet që janë në interes të vendbanimeve ku ata jetojnë.

Kryesuesja e Kuvendit Komunal, i falënderoi të pranishmit  për kontributin dhe angazhimin e dhënë në përmbushjen e synimeve dhe objektivave të përbashkëta!