Mbahet diskutimi publik “Vlerësimi Strategjik Mjedisor” në Komunën e Obiliqit
Në këtë diskutim morën pjesë, Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Asambleistë, Drejtorë Komunal, përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, KEK-u, KOST-i, Ibër Lepenc-i, Infrakos-i, qytetarë dhe kompani të ndryshme.
Takimin e hapi Drejtori i Drejtorisë për Planifikim Urban, Pronë dhe Kadastër, Arben Berisha, i cili falënderoi të pranishmit kompaninë INSI dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në përgatitjen e këtij studimi.
Gjatë këtij takimi nga kompania INSI u prezantua përmbajtja e “Vlerësimit Strategjik Mjedisor” ku pjesëmarrësit patën mundësinë të japin kontributin e tyre.
Ky dokument është 30 ditë në shqyrtim publik, prandaj të gjithë të interesuarit mund të japin propozime, komente dhe sugjerime, në formën elektronike përmes këtyre emailave:
Komuna.obiliq@rks-gov.net
Arben.berisha@rks-gov.net
“Vlerësimi Strategjik Mjedisor” mund ta shkarkoni në ueb faqen zyrtare të komunës së Obiliqit, ose mund ta merrni si kopje fizike pranë Zyrës për Informim.