Mbahet diskutimi publik për “Draft-Planin Lokal të Veprimit për Cilësi të Ajrit 2023-2027” në Komunën e Obiliqit

ObilicPostuar: 13:51 / 16.08.2023

Koordinatori i grupit punues, Lulzim Mjekiqi, në fjalën hyrëse ka falënderuar të pranishmit dhe grupin punues që kanë kontribuar në hartimin e këtij plani, dhe ka vlerësuar se me hartimin dhe miratimin e Planit Lokal të Veprimit për Cilësi të Ajrit, do të definohen veprimet për menaxhimin e cilësisë së ajrit në nivel lokal.

Të pranishmit kanë dhënë komentet dhe vërejtjet e tyre lidhur me “Draft-Planin Lokal të Veprimit për Cilësi të Ajrit”, i cili është dokument planifikues-strategjik, për të adresuar zgjedhjen e problemeve të cilësisë së ajrit në nivel lokal për periudhën pesë vjeçare, 2024-2027.

Ky dokument është ende draft deri në miratim në mbledhjen e kuvendit, prandaj të gjithë të interesuarit mund të japin propozime, komente dhe sugjerime, në formën elektronike përmes këtyre emailave:

Komuna.obiliq@rks-gov.net
Festina.Preniqi@rks-gov.net

“Draft-Planin Lokal të Veprimit për Cilësi të Ajrit 2023-2027” mund ta shkarkoni në web-faqen zyrtare të komunës së Obiliqit, ose mund ta merrni si kopje fizike pranë Zyrës për Informim, ose mund ta gjeni në ueb faqen e Komunës në vegzën e mëposhtme:

https://kk.rks-gov.net/.../PLANI-LOKAL-I-VEPRIMIT-PER...