Mbahet diskutimi publik "Përmirësimi i kushteve të sigurisë në shkollat e fshatit Plemetin dhe shkollën Dr.Ibrahim Rugova"
ObilicPostuar: 20:05 / 04.08.2023
Në këtë diskutim publik mori pjesë Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Ibush Mjekiqi, përfaqësues të USAID-it, grupi punues i përbërë nga qytetarët dhe zyrtarët komunal.
Gjatë këtij takimi është prezantuar projekti "Përmirësimi i kushteve të sigurisë në shkollat e fshatit Plemetin dhe shkollën Dr.Ibrahim Rugova" nga kompania projektuese ku banorët e fshatit Plemetin, patën mundësinë të shohin projektin final dhe të japin komentet dhe sugjerimet e tyre.
Nënkryetari Mjekiqi, falënderoi përfaqësuesit e USAID-it, për mbështetje të këtij aktiviteti, përfaqësuesit e grupit të qytetarëve, zyrtarëve komunal dhe kompanisë projektuese për angazhimin e tyre.