Mbahet diskutimi publik "Revitalizimi i parkut tek kompleksi banesor Hade 1 dhe 2”
ObilicPostuar: 20:08 / 04.08.2023
Në këtë diskutim publik mori pjesë Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Ibush Mjekiqi, përfaqësues të USAID-it, grupi punues i përbërë nga qytetarët dhe zyrtarët komunal.
Gjatë këtij takimi është prezantuar projekti "Revitalizimi i parkut tek kompleksi banesor Hade 1 dhe 2” nga kompania projektuese ku banorët e kompleksit banesorë patën mundësinë të shohin projektin final dhe të japin komentet dhe sugjerimet e tyre.
Nënkryetari Mjekiqi, falënderoi përfaqësuesit e USAID-it, për mbështetje të këtij aktiviteti, përfaqësuesit e grupit të qytetarëve, zyrtarëve komunal dhe kompanisë projektuese për angazhimin e tyre.