Mbahet ligjëratë vetëdijesuese ndaj kancerit të gjirit në Komunën e Obiliqit
Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies, Blerona Shabanaj Mehmeti, në fjalën e saj falënderoi të gjitha gratë pjesëmarrëse në këtë takim, duke u shprehur se: “Ndërgjegjësimi është fuqi. Në këtë muaj ndryshe i njohur si Tetori rozë, muaji i sensibilizimit dhe ndërgjegjësimit mbi Kancerin e Gjirit, andaj le të jemi të gjithë së bashku në mbështetje të grave, vajzave, motrave të cilat janë diagnostifikuar dhe janë duke luftuar me këtë sëmundje.
Në këtë takim, një fjalë rasti iu dha edhe Kryesueses së Kuvendit Komunal, e cila në fjalën e saj, u zotua se përpjekjet e institucionit komunal do jenë të vazhdueshme në avancimin e shërbimeve shëndetësore dhe subvencionimin e personave të prekur nga sëmundje të ndryshme e në theks të veçantë për sëmundjet kanceroze dhe llojet e tij.
Doktoreshat e QKMF-së, kanë mbajtur ligjëratën vetëdijesuese, se si gratë duhet të veprojnë në raport me parandalimin dhe luftimin e kancerit.
Duke lehtësuar qasjen në shërbimet e mamografisë, gratë e Komunës së Obiliqit, do të gëzojnë qasje pa asnjë kompensim në këtë shërbim për të adresuar një çështje kaq të rëndësishme për shëndetin, prandaj inkurajoheni që të shfrytëzoni këtë mundësi dhe të kujdeseni për shëndetin tuaj!
Terminet mund të caktohen përmes këtij numri çdo ditë pune prej orës 07:00-13:00, në numrin e telefonit 038-221-924.
Andaj, ta parandalosh është më mirë sesa ta kurosh-zbulimi i hershëm shpëton jetë!