Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Obiliqit

ObilicPostuar: 16:10 / 14.11.2023

Kryetari Gashi, shpalosi rendin e ditës ku pas miratimit është vijuar me trajtimin e tyre, pikat e rendit të ditës që janë caktuar për këtë mbledhje:

RENDI I DITËS

1. Arsyetimi për mungesë,
2.Gjendja e sigurisë në Komunën e Obiliqit,
3.Të ndryshme.

Në pikën e dytë të rendit të ditës, Komandanti i Stacionit Policor në Obiliq, Toger Zekrija Januzi, të pranishmit i njoftoi se situata e sigurisë në Komunën e Obiliqit është relativisht e qetë dhe stabile.

Në anën tjetër Kryetari, Xhafer Gashi, falënderoi dhe përgëzoi stafin policor për punën dhe angazhimin në ruajtjen e sigurisë në komunën tonë.

Takimin e përmbylli Kryetari Gashi i cili falënderoi për pjesëmarrjen gjithë anëtarët e KKBS-së për kontributin dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm.