Mbahet mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Obiliqit
Mbledhjen e hapi Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Vlora Mjekiqi Kabashi, e cila shpalosi rendin e ditës dhe pas miratimit të pikave të propozuara është vijuar me trajtimin e tyre.
Për këtë mbledhje është propozuar ky:
Rend dite
1.Miratimi i ekstraktit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
2.Shqyrtimi i Propozim Vendimit nr.-I-162, të dt.15.12.2023 për aprovimin e Planit të Punës së Kuvendit Komunal Obiliq për vitin 2024.
3.Shqyrtimi i kërkesës së DAP-së, nr.-Ill-347, të dt.14.12.2023 për dhënien në diskutim publik të Projekt Rregullores për ndarjen e titujve të nderit, çmimeve, mirënjohjeve dhe falënderimeve.
4.Shqyrtimi i kërkesës së DPUKP-së, nr.- V-1576, të dt. 15.12.2023 Propozim Vendimi nr.-V- 1577, i dt.15.12.2023 për miratim paraprak të Listes së përgjithshme dhe Listës së veçantë të pronave të paluajtshme të Komunës që planifikohen për dhënie në shfrytëzim afatgjatë për vitin vijues 2024.
5.Shqyrtimi dhe aprovimi i kërkesës nr.-II-1814 të dt.15.12.2023 për Draft Planin e Veprimit për barazi gjinore për vitin 2024-2026.
6.Shqyrtimi dhe aprovimi i Marrëveshjes Kornizë e Bashkëpunimi Ndërkomunal Shumëfunksional nr.-II-1840 e dt.20.12.2023.
7.Shqyrtimi dhe aprovimi i Draft "Strategjisë socio-ekonomike të Komunës së Obiliqit 2023-2027"
8.Shqyrtimi i kërkesave
9.Te ndryshme