Mbahet mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Obiliqit
Mbledhjen e hapi Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Vlora Mjekiqi Kabashi, e cila shpalosi rendin e ditës dhe pas miratimit të pikave të propozuara është vijuar me trajtimin e tyre.
Për këtë mbledhje është propozuar ky Rend dite:
1.Arsyetimi për mungesë.
2.Miratimi i ekstraktit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
3.Shqyrtimi dhe aprovimi i Draft-Planit për Ri-Integrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar dhe integrimin e të huajve në komunën e Obiliqit 2023-2025.
4.Raporti i komisionit mbi pronat komunale.
5.Shqyrtimi i kerkesës nga DEFZH-ja, për faljen e tatimit për vitin 2023.
6.Shqyrtimi i kërkesës për plotësim ndryshimin e Rregullores për kushtet, kriteret dhe procedurat për ndarjen e subvencioneve nr.-I-108, të dt.25.11.2016.
7.Shqyrtimi i kërkesave.
8.Të ndryshme.
Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Obiliqit, u votua propozimi për faljen tatimore të pronave të paluajtshme deri në 100 euro, ku në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Obiliqit të mbajtur në muajin shkurt 2023, ndër tjerash Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka kërkuar që MFPT-ja ti plotësoj me infrastrukturë ligjore dhe pas këtyre procedurave, sot në pikën e pestë (5) të rendit të ditës, me njëzet e një (21) vota pro, është aprovuar propozimi për faljen tatimore, të gjithë ata që kanë paguar tatimin në pronë për vitin 2023, shuma prej 100 euro do të ju kompensohet në vitin 2024.
Kryetari Gashi, falënderoi, të gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal për gatishmërinë në faljen e tatimit në pronë për qytetarët e Obiliqit si rezultat i gjendjes së rënduar ekonomike dhe inflacionit!