Mbahet mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Obiliqit

ObilicPostuar: 14:05 / 30.10.2023

Mbledhjen e hapi anëtari më i vjetër i kuvendit komunal, Enver Gashi, i cili  shpalosi rendin e ditës dhe pas miratimit të pikave të propozuara është vijuar me trajtimin e tyre.

Për këtë mbledhje është propozuar ky:

1.Arsyetimi për mungesë,
2.Miratimi i ekstraktit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
3.Shqyrtimi dhe aprovimi i marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Obiliqit dhe kryeqytetit të Republikës së Kosovës Prishtina për realizimin e projektit të ngrohjes diellore "Solar4Kosovo",
4.Shqyrtimi dhe aprovimi i marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Obiliqit dhe kryeqytetit të Republikës së  Kosovës Prishtina për realizimin e projekteve që dalin nga marrëveshja për realizimin e projektit të ngrohjes diellore "Solar4Kosovo,
5.Shqyrtimi i Raportit financiar të shpenzimeve janar-shtator 2023,
6.Raporti periodik për zbatimin e rekomandimeve të dhëna në Raportin e Auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit 2022,
7.Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozimit të Kryetarit të Komunës me nr.-ll-1466, i dt.20.10.2023,
8.Shayrtimi i kërkesave,
9.Të ndryshme.