Mbahet mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Obiliqit
Mbledhjen e hapi Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Vlora Mjekiqi Kabashi, e cila shpalosi rendin e ditës dhe pas miratimit të pikave të propozuara është vijuar me trajtimin e tyre.
Për këtë mbledhje është propozuar ky:
Rend dite
1.Arsyetimi për mungesë.
2.Miratimi i ekstraktit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
3.Shqyrtimi i kërkesës nga DEFZH-ja, për aprovimin e vendimit për tatimin në pronë për vitin 2024.
4.Shqyrtimi i kërkesës nga DKRS-ja, për dhënien në debat publik të Draft Statutit të Bibliotekës Komunale të Qytetit.
5.Shqyrtimi i kërkesës nga DKA-ja, për dhënien në debat publik të Draft rregullores për organizimin e punes në shkollat fillore të mesme të ulta dhe të mesme të larta, udhëheqësit, mësimdhënësit, nëpunësit profesional, mbështetës, nxënësit dhe masat disiplinore.
6.Formimi i Komisionit për hartimin e Planit të Punës së Kuvendit Komunal.
7.Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim-Vendimit nr.-Il-1654, të dt.20.11.2023 për shpalljen me interes të përgjithshëm publik për zk.Llazareve, Milloshevë.
8.Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim-Vendimit nr. -II- 1655, të dt.20.11.2023 për shpalljen me interes të përgjithshëm publik për zk Milloshevë dhe Obiliq.
9.Shqyrtimi i kërkesave.
10.Të ndryshme