Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Obiliqit
Rekomandimet e Komitetit për Politikë dhe Financa:
1.I rekomandohet Kuvendit Komunal shqyrtimi dhe aprovimi i kërkesës së Kryetarit të Komunës, me nr.-lI-1458. të dt. 16.10.2023, marrëveshja nr.-II-1337, e dt.26.09.2023. e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Obiliqit dhe Kryeqytetit të Republikës së Kosovës Prishtina për realizimin e projektit të ngrohjes diellore "Solar4Kosovo"
2.I rekomandohet Kuvendit Komunal shqyrtimi dhe aprovimi i kërkesës së Kryetarit të Komunës, me nr.-1-1458. të dt.16.10.2023, marrëveshja nr.-II-1338, e dt.26.09.2023, e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Obiliqit dhe Kryeqytetit të Republikës së Kosovës Prishtina për realizimin e projekteve që dalin nga marrëveshja për realizimin e projektit të ngrohjes diellore "Solar4Kosovo.
3.I rekomandohet Kuvendit Komunal Njoftimi me Memorandumin e Mirëkuptimit nr.-II-729, i dt.01.06.2023, i lidhur në mes të Komunës së Obiliqit dhe Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).
4.I rekomandohet Kuvendit Komunal shqyrtimi i Raportit financiar të shpenzimeve janar-shtator 2023.
5.I rekomandohet Kuvendit Komunal shqyrtimi i Raportit periodik për zbatimin e rekomandimeve nr.-II-1334, i dt.25.09.2023 të dhëna në Raportin e Auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit 2022.
6.I rekomandohet Kuvendit Komunal shqyrtimi dhe aprovimi i Propozimit të Kryetarit të Komunës me nr.-II-1466, i dt.20.10.2023, për miratimin e Raportit përfundimtar nr.-XVI-136, të dt.19.10.2023, për vlerësimin e dëmeve të shkaktuar nga shiu (vërshimeve) dhe breshëri në muajin prill, qershor dhe korrik të vitit 2023.
7.I rekomandohet Kuvendit Komunal kërkesa nr.-VI-020-699/5, e dt.05.10.2023, nga MAPL-ja, për rishqyrtim të vendimit nr.-I-117, i dt.30.08.2023, "Bermas Therm" SH.P.K.
8.I rekomandohet Kuvendit Komunal kërkesa nr.5833-2/23, e dt.23.10.2023, nga MMPHI-ja, për rishqyrtimin e vendimit nr.-I-131, të dt.28.09.2023( Aprovohet Plani Lokal i Veprimit për Cilësi të Ajrit në Komunën e Obiliqit).
9.I rekomandohet DSHPE-së, për shqyrtim kërkesa nr.-I-29132/2023, e dt.03.10.2023 nga Idriz Aliu për subvencion për blerje të autobusëve për transportin e udhëtarëve të Obiliqit.