Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Obiliqit
Rekomandimet e Komitetit për Politikë dhe Financa:
1.I rekomandohet Kuvendit Komunal shqyrtimi dhe aprovimi i kërkesës nga DEFZH-ja, për aprovimin e vendimit për tatimin në pronë për vitin 2024.
2.I rekomandohet Kuvendit Komunal shqyrtimi dhe aprovimi i kërkesës nga DKRS-ja, për dhënien në debat publik të Draft Statutit të Bibliotekës Komunale të Qytetit.
3.I rekomandohet Kuvendit Komunal shqyrtimi dhe aprovimi i kërkesës nga DKA-ja, për dhënien në debat publik të Draft Rregullores për organizimin e punës në shkollat fillore të mesme të ulëta dhe të mesme të larta, udhëheqësit, mësimdhënesit, nënpunësit profesional, mbështetës, nxënësit dhe masat disiplinore.
4.I rekomandohet Kuvendit Komunal formimi i Komisionit për hartimin e Planit të punës së Kuvendit Komunal.
5.I rekomandohet Kuvendit Komunal shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim-Vendimit nr.-II-1654, të dt.20.11.2023 për shpalljen me interes të përgjithshëm publik për zk.Llazareve, Milloshevë.
6.I rekomandohet Kuvendit Komunal shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim-Vendimit nr.-II- 1655, ët dt.20.11.2023 për shpalljen me interes të përgjithshëm publik për zk.Milloshevë dhe Obiliq.
7.I rekomandohet Kuvendit Komunal kërkesa nr.-I-33443/2023, të dt.16.11.2023, që për të gjitha bizneset e Komunës së Obiliqit, dita e diel të jetë ditë pushimi.
8.I rekomandohet Kuvendit Komunal shqyrtimi i kërkesës nga DMM-ja, nr.-IX-121, të dt.21.11.2023, për rishqyrtimin e vendimit nr.-1-131,idt.28.09.2023, për aprovimin e Planit Lokal të Veprimit për Cilësi të Ajrit, sipas rekomandimeve të Ministrisë së MMPHI-së.