Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Obiliqit

ObilicPostuar: 14:22 / 31.01.2024

Mbledhjen e hapi Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Vlora Mjekiqi Kabashi, e cila shpalosi rendin e ditës dhe pas miratimit të pikave të propozuara është vijuar me trajtimin e tyre.

Për këtë mbledhje është propozuar ky:
REND DITE

1.Arsyetimi për mungesë.
2.Miratimi i ekstraktit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
3.Shqyrtimi i Raportit të Kuvendit Komunal për vitin 2023.
4.Raporti financiar i shpenzimeve janar - dhjetor 2023.
5.Shqyrtimi i Planit të Punës të Kryetarit të Komunës dhe Ekzekutivit Komunal për vitin 2024 dhe Planifikimi Përfundimtar i Prokurimit.
6.Shqyrtimi i kërkesave.
7.Të ndryshme