Mbyllen përkohësisht disa rrugë në Obiliq, shkak vazhdimi i Sheshit të Qytetit

ObilicPostuar: 12:25 / 07.08.2023

Njoftimi i plotë nga Komuna e Obiliqit:

Njoftohen të gjithë qytetarët, se nga data 08.08.2023 deri me datën 11.08.2023, rruga “Dëshmorët e Kombit” dhe rruga “Adem Jashari”, do të jenë  të mbyllura përkohësisht për qarkullim, për shkak të punimeve që do të realizohen në projektin vazhdimi i Sheshit të Qytetit.

Lusim qytetarët të shfrytëzojnë rrugët tjera alternative për qarkullim.

Ju faleminderit për mirëkuptim!