Në Obiliq mbahet dëgjimi buxhetor komunal për vitin 2024 dhe parashikimet për vitet 2025-2026
I pranishëm në këtë debat publik ishte Shefi i Kabinetit, Burim Gërguri, drejtoresha për Ekonomi, Buxhet dhe Financa, Zarife Behluli, drejtorë të Komunës, zyrtarë komunal, përfaqësues të OJQ-ve dhe qytetarë.
Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, para të pranishmëve prezantoi raportin e buxhetit për vitin 2024, dhe njoftoi qytetarët rreth zhvillimit të projekteve në Komunën e Obiliqit.
Qëllimi i mbajtjes së këtyre dëgjimeve buxhetore nga ana e komunës është që të shpalosin para qytetarëve procedurën e shpërndarjes së parasë publike, ndërsa nga qytetarët të marrin kërkesat e tyre për projektet që janë në interes të vendbanimeve ku ata jetojnë.
Shefi i Kabinetit, Burim Gërguri, i falënderoi të pranishmit për kontributin dhe angazhimin e dhënë në përmbushjen e synimeve dhe objektivave të përbashkëta!