Në Obiliq po vazhdojnë aktivitetet e fushatës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore"
ObilicPostuar: 13:03 / 29.11.2023
Në kuadër të këtij aktiviteti është realizuar sot një ekspozitë arti nga nxënësit e shkollave të Komunës së Obiliqit, duke shprehur opinionin e tyre lidhur me këtë temë dhe duke përcjellur mesazhin në ngritjen e vetëdijes tek të gjitha shtresat e shoqërisë për ndikimet negative të kësaj dukurie dhe nevojën e luftimit të saj.
Kryetari Gashi në fjalën e tij është shprehur se: ”Dhuna në familje dhe dhuna në baza gjinore vazhdojnë të mbesin ndër shkeljet më serioze të të drejtave të njeriut në botë, përfshi edhe Kosovën. Kjo dhunë manifestohet përmes formave fizike dhe psikologjike, ndërsa viktima të dhunës në familje janë kryesisht gratë, fëmijët dhe personat e moshuar.”