Nga sot qytetarët e Obiliqit mund të pajisen me certifikata nga E-kiosku në çdo kohë
ObilicPostuar: 13:50 / 17.08.2023
Kryetari Xhafer Gashi është shprehur se: “Përkushtimi ynë që shërbimet administrative për qytetarët të jenë sa më të shpejta është i pandalshëm dhe kjo po bëhet duke funksionalizuar E-kioskun në Komunën e Obiliqit.”
Shërbimet të cilat ofrohen në E-Kiosk çdo ditë për 24 orë:
1. Certifikata e lindjes;
2. Certifikata e lindjes së fëmijës;
3. Ekstrakti i lindjes;
4. Ekstrakti i lindjes së fëmijës;
5. Certifikata e vendbanimit;
6. Certifikata e shtetësisë;
7. Certifikata e martesës;
8. Fatura e tatimit në pronë.