Nis asfaltimi dhe shtrirja e ndriçimit publik në segmentin II të rrugës “Sokoli” në fshatin Plemetin

ObilicPostuar: 19:41 / 09.10.2023

Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Ibush Mjekiqi, së bashku me bashkëpunëtorë, kanë parë nga afër fillimin e punimeve në projektin asfaltimi dhe shtrirja e ndriçimit publik në segmentin II të rrugës “Sokoli” në fshatin Plemetin, projekt ky i cili bashkëfinancohet nga Komuna e Obiliqit dhe Këshillit të Evropës programit ROMACTED II.

Nënkryetari Mjekiqi, ka theksuar se: ”Komuna e Obiliqit, si komunë multietnike, në vazhdimësi po realizon projekte të cilat kanë për qëllim ndryshimin e mirëqenies së qytetarëve pa dallim.”