Njoftim nga Komuna e Obiliqit për ndalim qarkullimi në vendkalimin e hekurudhës në Obiliq

ObilicPostuar: 19:58 / 20.11.2023

Njoftim i plotë nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë:

Të nderuar qytetarë,

Ju njoftojmë se duke filluar nga ora 21:00 e datës 20 nëntor deri më datë 22 nëntor ora 21:00, vendkalimi i hekurudhës në Obiliq tek udhëkryqi i rrugës "Abdyrhaman Gerguri" me rrugën "VëIlezërit Frasheri" (rruga Obiliq-Palaj) do të jetë E NDALUAR për qarkullimin e të gjitha mjeteve motorike për shkak të punimeve në "Rehabilitimin e rrugës hekurudhore 10, pjesa Jugore, (Fushë Kosovë-Mitrovicë)".

Lusim qytetarët që gjatë kësaj ndërprerje  të vendkalimit hekurudhorë të shfrytëzohen rrugët alternative, Palaj-Lajthisht-Hamidi-Plemetin-Obiliq  dhe anasjelltas, po ashtu mund të shfrytëzohet edhe rruga Palaj-Lajthisht-Siboc-Shipitull-Graboc-Fushë Kosovë si dhe rruga Hade, Mirash - KEK te ambulanca.

Kërkojmë bashkëpunim dhe mirëkuptim nga ana e qytetarëve!