Njoftim për mbyllje të rrugëve nga Komuna e Obiliqit

ObilicPostuar: 23:37 / 18.08.2023

Njoftimi i plotë:

Njoftohen të gjithë qytetarët, se me  datë 21.08.2023, rruga përgjatë Sheshit “Dëshmorët e Kombit” dhe Rruga “Adem Jashari”, do të jenë  të mbyllura nga ora 08:00-20:00 për qarkullim, pasi do të realizohen punime për shenjëzimin horizontal dhe do të bëhet lidhja e Sheshit “Dëshmoret e Kombit” me pjesën e re të Sheshit të Qytetit.

Lusim qytetarët të shfrytëzojnë rrugët tjera alternative për qarkullim.

Ju faleminderit për mirëkuptim!
Zyra për informim, Obiliq.