Njoftim për ndalim qarkullimi në vendkalimin e hekurudhës në Obiliq

ObilicPostuar: 00:41 / 11.11.2023

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë ,

Ju njoftojmë se duke filluar nga ora 08:00 e datës 12.11.2023 deri më datë 13.11.2023 ora 22:00, vendkalimi i hekurudhës në Obiliq tek udhëkryqi i rrugës "Abdyrhaman Gerguri" me rrugën "Vëllezërit Frasheri" (rruga Obiliq-Palaj) do të jetë E NDALUAR për qarkullimin e të gjitha mjeteve motorike për shkak të punimeve në "Rehabilitimin e rrugës hekurudhore 10, pjesa Jugore, (Fushë Kosovë-Mitrovicë)".

Lusim qytetarët që gjatë kësaj ndërprerje  të vendkalimit hekurudhorë të shfrytëzohen rrugët

alternative, Palaj-Lajthisht-Hamidi-Plemetin-Obiliq  dhe anasjelltas, po ashtu mund të shfrytëzohet edhe rruga Palaj-Lajthisht-Siboc-Shipitull-Graboc-Fushë Kosovë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!