Përfaqësues të njësisë ushtarake të KFOR-it LMT zviceran vizituan Komunën e Obiliqit
ObilicPostuar: 19:20 / 02.11.2023
Në këtë takim, Nënkryetari Mjekiqi, njoftoi përfaqësuesit e KFOR-it, për realizimin e projekteve në komunën e Obiliqit për vitin 2023 në të gjitha sferat, për vazhdimësinë e përkushtimit në krijimin e një mirëqenie sa më të mirë për të gjithë qytetarët pa dallim.
Nënkryetari Mjekiqi, në fund të takimit, ka falënderuar KFOR-in, për punën dhe për koordinimin e përbashkët në ruajtjen dhe monitorimin e sigurisë për qytetarët!