Përurohen sallat e edukatës fizike në dy shkolla fillore të Komunës së Obiliqit
ObilicPostuar: 17:17 / 04.12.2023
Kryetari Gashi është shprehur se: "Këto projekte janë vazhdimësi e përkushtimit tonë të përbashkët në ofrimin e kushteve të përshtatshme të mësimdhënies dhe mësimnxënies, zhvillimin e lëndës së edukatës fizike në hapësira të përshtatshme. Prioriteti ynë mbetet ngritja e cilësisë në arsim si garancë e së tashmes dhe të ardhmes për fëmijët tanë!”
Urime nxënësve dhe mësimdhënësve të SHFMU "Abdurrahmon Gërguri"!
Urime nxënësve dhe mësimdhënësve të SHFMU "Dr.Ibrahim Rugova"!