Shkollat e Komunës së Obiliqit gati për fillimin e procesit mësimor

ObilicPostuar: 23:50 / 30.08.2023

Në këtë takim u diskutua për fillimin e procesit mësimor për vitin e ri shkollor 2023-2024 me këtë:

Rend Dite

1.Përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2023-2024.
2.Ndarja e normave të mësimdhënësve nga aktivet profesionale për vitin shkollor 2023-2024
3.Paisja e nxënësve me tekste shkollore për vitin shkollor 2023-2024 (1-5 me tekste te reja dhe 6-9 me tekste të përdorura)
4.Plotësimi i formularëve për numrin e fëmijëve në IP dhe parafillorëve dhe nxënësve (1-9 dhe 10-12) për vitin shkollor 2023-2024
5. Te ndryshme.

Po ashtu në këtë takim u tha se Komuna e Obiliqit ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor dhe është e gatshme që procesi mësimor të filloj më 1 shtator.

Drejtori i Arsimit në fund të takimit, falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe kontributin e dhënë në këtë takim.