A duhet te quhet lumi Silnica, Silnicë apo Sitnicë?!
Nga hulumtimet e bëra nëpër harta të ndryshme historike dhe të sotme gjeografike, si dhe nga konsultimi i burimeve të botuara dhe të pabotuara, si dhe duke marrë në konsideratë se lumi që rrjedhë përgjatë rrafshit të Kosovës, nga popullata e Vushtrrisë me rrethinë vazhdimisht quhet SILNICA, konstatoj se emërtimi i saktë për lumin në fjalë, duhet të është SILNICA.
Emërtimi SITNICA, me gjasë ka hyrë nën ndikim e përpjekjes për sllavizmin e këtij hidronimi, sikurse që ka shumë raste të tjera, siç është rasti me lumin V(B)ardar, që etimologjikisht është në gjuhën shqipe, pra është BARDAR, nga se uji i këtij lumi është i BARD(H)Ë.
Edhe lumi IBER, i cili ndan Mitrovicën në dy pjesë, korrespondon plotësisht me etimologji shqipe, IBER = I BARD(H)Ë.
Kështu, kur dy lumenjtë fqinjë të lumit Silnica janë me etimologji tipike shqipe, nuk ka mundësi që ky lum të jetë në gjuhën sllave SITNICA (shqip, Shevar apo Kallamisht).
Prandaj, ky lum quhet SILNICA, qe në gjuhën shqipe i bie se SIL-Sjell, ndërsa NICA, është prapashtesë, që më shumë ndërlidhet me NIKA, se sa me prapashtesë Sllave. Prapashtesa NIC(K)A në Vushtrri me rrethinë, dhe bile edhe në regjion ka shumë, si: Reznik, Vernice, Dumnicë, Fushnik (si duket Nadakoci), Smrekonicë, Breznic, Kaçanik, Gllamnik, Selanik etj.
Me prapashtesën NIKA janë edhe këto hidronime në Kosovë: Lumi ERENIK në Gjakovë, fshati PUSTENIK (Pusi te Niku) që është 8 km. larg Kaçanikut. Duhet theksuar se fjala NIKË, është demunitiv i fisit KRASNIQ, KRAS + NI(Q) = Krasniqi. Germa K, harmonizohet me fjalën adekuate, dhe kalon në Q.
Në harta dhe tekste historike, gjeografike etj, të botuara pas Luftës së Dytë Botërore, dominon termi Sitnica. Edhe në literaturën serbe është termi Sitnica.
Mirëpo, në një hartë osmane e vitit 1530, lumi që kalon për në perëndim të Vushtrrisë, është i regjistruar si SILNICA. Ndërsa, emri i qytetit të Vushtrrisë është i regjistruar si VILÇITRIN.
(Mr.sc. Izet Miftari)