LDK është shtëpia e vetme e jona

Postuar: 16:37 / 13.10.2017

Tregojuni fëmijëve tuaj që LDK është shtëpia e vetme e tyre dhe se të qëndrosh nën ombrellën e këtij subjekti është nderë. Është, po ashtu, privilegj me qëndru në mesin e njerzëve të ndershëm, familjar e guximtar.

Shkruan: Artan Musliu
 
Të nderuar bashkëvendas të Pogragjes, banorë të fshtrave Bilinicë, Llovcë, Kokaj, Stublinë e Sllubicë. Më lejoni t’ju falënderoj për ardhjen tuaj, për mbështetjen tuaj që po ia jepni vazhdimisht LDK’së.
 
Poashtu, u shpreh falënderim të gjithë juve aktivistëve të hershëm të LDK’së, para luftës dhe pas saj për kontributin e jashtëzakonshëm për Lidhjen tonë dhe për shtendërtim.
 
Unë e kam nderin që si gjeneratë e re të flas në emër të kësaj nëndege, e cila është e mbushur përplot veprimtarë e fytyra të ndritshme, familjarë të mirë, njerëz të guximshëm që i kanë dhëne shumë këtij vendi, e që shumicen prej juve po u shoh sot këtu.
 
Para katër viteve, kryetari Lutfi Haziri në të njejtin vend na e pat dhëne premtimin për planprogramin e tij të katërshes së madhe dhe sot po përmbyllet premtimi i tij me investimin e fundit në ujësjellësin e Pogragjes, i cili definitivisht po sanohet e po rregullohet.
 
Pra, më herët nga vinte uji me lloç, ndërkaq tani kemi ujë të pijshëm, si krejt dynjaja.
Prandaj, falënderim I pafund për juve z. kryetar, Lutfi Haziri.
 
Më lejoni t’ju lutem juve, gjeneratës më të moshuar që gjendeni këtu, që t’i tregoni fëmijve tuaj për investimin që e keni bërë në LDK.
 
Tregojuni se LDK është e krijuar prej mundit tuaj, tregojuni edhe për gjyshërit e tyre, disa prej të cilëve gjenden në mesin tonë, e disa në botën e amshueshme, se  me paratë e tyre e kanë krijuar këtë Lidhje.
 
Tregojuni që LDK është shtëpia e vetme e tyre dhe se të qëndrosh nën ombrellën e këtij subjekti është nderë. Është, po ashtu, privilegj me qëndru në mesin e njerzëve të ndershëm, familjar e guximtar.
 
I nderuari kryetar Haziri, me lejoni që në emër të familjes sime dhe në emër të të gjithë pogragjasve dhe fshatrave të kësaj zone, t’ju falënderoj që besimin të cilin ta dham në vitin 2013, na e ktheve me gjithë këto investime, duke na e bërë jetën e dinjitetshme.
 
Prandaj, të gjithë më 22 tetor ta votojmë  kryetarin tonë Lutfi Haziri dhe Lidhjen për Gjilanin, të votojmë për investimet e ardhshme në fshatin tonë, të votojmë masivisht për mirëqenien tonë, të votojmë për qeverisje me duar të pastra e dyer të hapura për qytetarët. /InfoKomuna/
 
(Autori është kryetar i Nëndegës së LDK’së në Pogragjë)